Futbollistët e Strugës duke shpëtuar qenin

VIDEO/ Gjest për t'u vlerësuar, futbollistët e klubit shqiptar nxjerrin nga uji qenin që kishte mbetur në lumë

12 Dhjetor 2022, 20:07
  • Share

Disa nga futbollistët e klubit të Struga Trim dhe Lum në Maqedoninë e Veriut kanë bërë një gjest që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë ndihmuar një qen që kishte mbetur në ujërat e Drinit të Zi. Në rolin e protagonistit ishte Zija Merxhani që ka rrezikuar duke u afruar në lumë për të kapur qenin që e kishte të pamundur të dilte në tokë.

Në bashkëpunim me Darko Iliskin dhe Prengun, futbollistët kanë bërë që kafsha të jetë shëndoshë e mirë dhe jashtë rrezikut. Video shumë shpejt ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe ka marrë vlerësimin me komente pozitive për gjestin e bërë nga futbollistët e Strugës.

Klubi shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut kryeson Superligën e vendit fqinj me 37 pikë pas 17 javësh, teksa duket se futbollistët e këtij ekipi nuk janë të mirë vetëm në fushën e lojës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?