ATLETIKË - Xhamajka shpeshherë na ka dhuruar atletë që kanë vendosur rekorde të rëndësishme në botë. Një i tillë duket se po zhvillohet në ishull, me 16-vjeçarin Nickecoy Bramwell që theu rekordin e vendosur nga Usain Bolt 22 vite më parë, kjo për garën e 400 metrave.
Rekordet e Usain Bolt në 100 dhe 200 metra mbeten të paprekura dhe duket se nuk ka gjasa të tejkalohen nga askush në të ardhmen. Një nga rekordet e tij më pak të njohura u thye nga 16-vjeçari Nickecoy Bramwell, ende një gjimnazist.
Bramwell theu rekordin në Lojërat e 51-ta të njohura si CARIFTA, pra garën e vendeve të Karaibeve, nga ku zakonisht marrin pjesë vrapuesit më të mirë.
Pasi pati probleme të mëdha me dëmtimet muajt e fundit, Bramwell mbërriti në këto lojëra si favorit i madh dhe aty tregoi pse konsiderohet një super talent botëror për të cilin ende do të dëgjojmë.
Tifozët mbetën të shtangur pasi ai vrapoi distancën e 400 metrave në një kohë rekord prej 47.26 sekondash. Ai theu rekordin e kampionatit të mbajtur nga Usain Bolt me kohën 47.33, të cilën e vendosi në vitin 2002.
Nickecoy Bramwell broke compatriot Usain Bolt’s 22-year-old record in the Under-17 boys 400m, and Sabrina Dockery ran the race of her life to win the girls Under-20 100m gold medal to highlight Jamaica’s opening day of the 51st Carifta Games at the Kirani James Athletic Stadium… pic.twitter.com/nrxDzllN91
— Jamaica Observer (@JamaicaObserver) April 1, 2024