Në stadiumin 'Ennio Tardini' vendasit e Parmës barazuan 1-1 kundër Atalantës. Për miqtë titullar luajti Berat Gjimshiti, që ishte ndër lojtarët më të mirë për të tijtë. Megjithëse përballja ishte me raste, dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare. Mario Pasalic përfitoi nga pasimi i Krstovic dhe kaloi Atalantën në epërsi. Kur u mendua se bergamaskët do dilnin me tri pikë, u desh goli i Patrick Cutrones që të riktheheshin ekuilibrat. Vetëm pesë minuta kishte Cutrone në fushë, duke rezultuar një zëvendësim i goditur.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli i falet Anguissas në limite, Soule nderon Romën! Atalanta ndalet sërish me Gjimshitin në fushë
S.Dh/ReportTv.al
