Bota

VIDEO/ Gjinekologu italian: Bëj seks me mua që të shërohesh nga kanceri dhe infeksionet

18 Nëntor 2021, 21:15| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 21:32

  • Share

ITALI-Një gjinekolog i njohur italian u thotë disa pacienteve se duke bërë dashuri me të zhduk rreziqet e virusit Papilloma (infeksion seksualisht i transmetueshëm) dhe kancerit për të përfituar prej tyre. Ky skandal u zbulua nga emisioni investigativ në Itali “Le Iene”, ku gjinekologu është filmuar brenda një dhome hoteli ku kërkonte të përfitonte duke krye marrëdhënie me një vajze të re.

Në kamerën e fshehtë të emisioni,  gjinekologu‘diagnostikon infeksionin’ e një vajzës e cila ishte e shëndetshme dhe tregon se si shpëtoi disa gra dhe studentet e tij në të njëjtën mënyrë kur ishte profesor në universitet.

Në videon e bërë brenda një dhome hoteli, gjinekologu, pothuajse i zhveshur, duket  së bashku me një gocë të re, që tenton 'ta shpëtojë' nga infeksionet dhe kanceri. Ndërkohë që në ato momente, në dhomë futet në dhomë gazetarja e emisionit investigativ që e demaskon.

Pas denoncimit të këtij rasti ka nisur edhe një hetim nga Shoqata e Mjekëve në Itali por edhe hetim penal nga autoritetet

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?