Nenad Bjelica duke goditur Sane

VIDEO/ Goditi Leroy Sane me shpullë gjatë ndeshjes, pezullohet trajneri: S'kam pse kërkoj falje

25 Janar, 17:18| Përditesimi: 25 Janar, 17:47

  • Share

Trajneri i Union Berlin në Bundesligë, Nenad Bjelica u dënua me tre ndeshje pezullim pasi një ditë më parë u ndëshkua me karton të kuq teksa goditi sulmuesin e Bayern Munich, Leroy Sane gjatë ndeshjes.

Bjelica e shtyu Sane dy herë në fytyrë, kjo pasi lojtari i Bayern i kërkoi topin për të kryer një rivënie gjatë fitores 1-0 të bavarezëve ndaj Unionit. Bjelica u dënua për tre ndeshje të Bundesligës kundër Darmstadt, Leipzig dhe Mainz dhe u gjobit me 25.000 euro.

Rasti u trajtua si “sjellje josportive” dhe Bjelica e pranoi dënimin. Pas ndeshjes të së mërkurës, Bjelica tha se sjellja e tij “nuk duhej toleruar”, por tha se nuk do t'i kërkonte falje Sane, duke pretenduar se lojtari i Bayernit e provokoi dhe e shtyu atë.

Bjelica tha se ai ishte "disi i emocionuar" në momentin e incidentit, sepse ekipi i tij nuk kishte marrë një penallti pak më parë. Bjelica ka qenë në krye të ekipit për shtatë ndeshje që kur u emërua në nëntor. Unioni renditet i 15-ti në Bundesligë, vetëm tre pozicione larg fundit.

“Isha në zonën tipe dhe doja t’i jepja topin. Ai më shtyu, pastaj reagova siç e keni parë. Sigurisht kjo nuk mund të tolerohet dhe e kuptoj vendimin për kartonin e kuq. Por falje i kërkoj vetëm skuadrës sime. Nuk do t’i kërkoj Sane falje. Ai erdhi drejt meje duke më provokuar. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, është shprehur 52-vjeçari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?