Java e 15 në Bundesligën 2 të Gjermanisë solli një gjest aspak të hijshëm nga futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji. Lojtari u ndëshkua me karton të kuq direkt pasi goditi me kokë kundërshtarin.
Në ndeshjen mes Dusseldorf 1-0 St. Pauli, lojtari shqiptar doli nga fusha në minutën e 58 të ndeshjes, duke lënë të tijtë me një lojtar më pak për 32 minuta. Një dyluftim në mesin e fushës bëri që Fazliji mos i mbante nervat duke goditur me kokë kundërshtarin. Në fund skuadra e Fazlijit humbi duke qenë vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë.
Komento