Caner Erkin godet shokun e skuadrës, Burak Altıparmak

Sport

VIDEO/ Goditi me shuplakë shokun e ekipit dhe doli me karton të kuq, kapiteni i klubit turk: S'më pasoi

27 Shtator, 13:31| Përditesimi: 27 Shtator, 13:33

  • Share

Humbja 4-1 kundër Pendikspor në Ligën e Parë turke, ka bërë që kapitenin e Sakaryaspor, Caner Erkin, ta lënë nervat, pasi në minutën e 76-të të takimit ai goditi me shuplakë shokun e skuadrës, Burak Altıparmak. Kaq ka mjaftuar që pamjet të bëjnë xhiron e medieve sociale, ndërsa arbitri e ndërshkoi Erkin me karton të kuq.

Pas ndeshjes, në një reagim në kanalet e komunikimit, Caner Erkin që është i njohur në futbollin turk, duket i penduar, teksa ka zbuluar se gjithçka ka ndodhur nga një pasim i munguar.

“Për shkak të fyerjeve të drejtuara ndaj meje dhe vazhdimit të tyre ndërsa po shkoja për të goditur këndoren, kur u ktheva dhe u përballa me të, reagova me një veprim që nuk më përshtatet as mua dhe as karrierës sime, si pasojë e sharjeve që ai më drejtoi.

I dashur komunitet i Sakaryasporit, dua të shpreh trishtimin tim të thellë përballë komunitetit të çmuar dhe gjithë tifozëve të futbollit në lidhje me incidentin që ndodhi me bashkëlojtarin tim gjatë ndeshjes që zhvilluam kundër Pendikspor.

Për këtë, kërkoj falje së pari komunitetit tonë dhe më pas të gjithë tifozëve të futbollit. Do të vazhdoj të luftoj deri në pikën e fundit të djersës për suksesin e Sakaryasporit dhe që ajo të jetë aty ku e meriton në fund të sezonit”, shkroi Erkin mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?