Liban- Izraeli ka nisur prej ditësh luftën në dy fronte të hapura; në Gaza dhe Liban.
Numri i viktimave rritet nga ora në orë, teksa mbi 1 mijë objektiva të Hezbollah në Liban, sipas ushtrisë izraelite IDF, janë goditur masivisht me bomba e raketa nga ajri. Por ajo që e tregon më mirë skenën e frikshme të luftimeve janë pamjet filmike satelitore.
Shënjestrim, goditje, gjëmim, tym dhe zjarr. Mes tyre edhe një ulërimë, linja ulet për disa sekonda:
“Po bombardojnë, po bombardojnë tani, na ka rënë shtëpia e fqinjëve, vajza ime është tmerruar”, bërtet Aura teksa e çon vajzën 9-vjeçare në një vend më të sigurt.
Ky është vetëm një pasazh i luftës.
Siguria në 80 kilometrat e autostradës së keqe që nga Tiro arrijnë në Bejrut, një gjarpërim betoni, i cili brenda pak orësh pushtohet nga qindra makina në udhëtimin më të madh të civilëve, dhe që Libani mund të kujtojë në historinë e tij të re.
Bombardimeve i shtohen civilët që ikin nga Jugu i shkatërruar nga lufta.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Gati 600 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban, mes tyre 50 fëmijë! Erdogan: Ndalni Netanjahun, siç bëtë me Hitlerin
A.Q//ReportTv.al