Goli dhe festa e Eduard Rrocës

Sport

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

19 Prill 2024, 19:48| Përditesimi: 19 Prill 2024, 19:49

  • Share

Fantazisti Eduard Rroca ka shënuar golin e parë me Manisa FK në Turqi. Ish-kapiteni i Istanbulspor la Superligën turke në merkaton e dimrit dhe kaloi në Ligën e Parë të këtij vendi.

Pasditen e kësaj të premteje lojtari nga Librazhdi e bëri "sefte" me ekipin e ri pas vetëm 15 minutave lojë. Kundër Altay në udhëtim për javën e 31-të të sezonit, Rroca asistoi te goli i parë në minutën e 13-të dhe pas dy minutash tundi rrjetën vetë.

Kontrolli brilant me gjoks bëri që 30-vjeçari të futej mes mbrojtësve dhe me të majtë të mposhtte portierin Erenturk, për golin e parë personal me ekipin e ri.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?