VIDEO/ Gol historik, Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë! Barazon golashënuesin më të mirë të ekipit

30 Nëntor, 17:06| Përditesimi: 30 Nëntor, 17:53

  • Share

Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Garandas në Spanjë. Këtë fundjavë sulmuesi beratas mund të quhet pa frikë një legjendë e klubit spanjoll, pasi statistikat janë në anë të 29-vjeçarit.

Në sfidën e javës së 17-të në La Liga 2 kundër Almerias në udhëtim, Uzuni shënoi golin e epërsisë për Granadan dhe e çon në 44 shifrën totale që ka shënuar për klubin që nga viti 2022 kur firmosi kontratën.

Goli i kësaj te shtunë u shënua në minutën e 45+1 dhe vlen shumë për sulmuesin, që ka shansin të bëhet golashënuesi më i mirë në histori. Me 44 realizime, Uzuni barazon golashënuesin më të mirë në histori te Granada, Youssef El Arabi.

Ndryshe nga marokeni që ka shënuar këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102-të të tij. Kujtojmë se për Myrto Uzunin ky është goli i 9-të në 14 ndeshje me Granaden në La Liga 2 këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeku: 03/12/2024 19:50

    Eshte nder me te miret e kombtares shqiptare , edhe kur nuk shenon eshte i palodhur , do vije dhe goli patjeter nga Uzuni por silvinjo haptas nuk e preferon , nuk e mori ne europian ,nuk e aktivizon nga fillimi , e mban ne stol deri minut 85 ! I ka ngel ora te hysaj dhe seferi qe duhet te ikin vete !

    Përgjigju
  • Eri: 30/11/2024 22:46

    Suksese, goli sot ishte klas.

    Përgjigju
  • Kampjon: 30/11/2024 20:01

    Uzuni mbetet legjend tek Granada ! Nese ka inteligjence Uzuni duhet te rrije vetem tek Granada Urojme kalon ne la liga pse jo Uzuni te behet edhe trajner ne Granada pas mbylljes karrieres si lojtar ne 2029 ! Bravo Uzuni duhet te jete ikona e boterorit 2025 pasi ka vendos Shqipërine perkrah gjigandeve ne Europe ne Granada super qytet me 30 mij banore

    Përgjigju
    • Arjan: 01/12/2024 07:25

      Mire shume oer Granaden,po Silvinio pse nuk e mer ne kombetare?

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?