Festa e Gonzalo Garcias pas golit në shtesë

Sport

VIDEO/ Gol 'in-extremis', Real Madrid mposht 2-3 Leganes dhe 'fluturon' në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

6 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:11

  • Share

Pas Atletico Madridit, edhe Real Madrid ka marrë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. "Galaktikët" komplikuan ndeshjen kundër Leganes dhe në fund fituan 2-3 vetëm në shtesë.

Në "Butarque" ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, me Modric dhe Endrick që shënuan në minutët 18-të dhe 25. Në fundin e pjesës së parë Cruz shkurtoi shifrat me penallti, për të bërë që fraksioni i dytë të ishte më shumë se i luftuar.

Duhej sërish Cruz që në minutën e 59-të të shënonte golin e barazimit për të shtangur gjigantët e Real Madrid. Skuadra "Los Blancos" nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores dhe kualifikimit në shtesën e tretë me të riun Gonzalo Garcia.

20-vjeçari i të rinjve të klubit do e mbajë mend mbrëmjen e 5 shkurtit pasi shënoi dhe kualifikoi ekipin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?