Armando Sadiku

Sport

VIDEO/ Gol në debutim, Armando Sadiku është 'vrasës' para portës

11 Gusht, 12:04| Përditesimi: 11 Gusht, 12:05

  • Share

LAUSANNE, Zvicër - Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku ka debutuar me gol te skuadra e tij e re, AC Bellinzona. Për raundin e tretë në Challange League, Lausanne Ouchy barazoi 2-2 kundër AC Bellinzona.

Ishte Armando Sadiku që kaloi në epërsi miqtë pas minutës së 33-të. Elbasanasi ndoqi mirë një aksion dhe sulmoi shtyllën e parë, duke devijuar bukur krosimin nga krahu të Lasso.

Paçka se kaluan të parët në epërsi, ekipi mik i Sadikut nuk mundi të mbante rezultatin dhe u barazua 2-2. Aktualisht skuadra e Sadikut ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë ndërsa ka zhvilluar dy ndeshje për sezonin e ri.

Sadiku, i prezantuar më 30 korrik si afrimi më i bujshëm i merkatos për Bellinzonën, shihet si një nga 'armët' kryesore të skuadrës për të përmirësuar ecurinë dhe për të synuar pozita më të larta në renditje gjatë sezonit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?