BUENOS AIRES - Superklasikja e futbollit argjentinas mes River Plate dhe Boca Juniors përfundoi me fitoren e vendasve 1-0. Në stadiumin "Monumental" në Buenos Aires, vendosi goli i Miguel Borja në minutën e 90+3 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.
Kaq ka mjaftuar që situata në fushë për minutat e mbetura të dilte nga kontrolli, me arbitrin Herrera që nxori nga xhepi shtatë herë kartonin e kuq. Miqtë kontenstuan vendimin, me arbitrin që nuk u konsultua me VAR.
Pas minutës së 90+12, kjo për shkak të kohës shtesë, futbollistët e të dyja skuadrave u përleshën masivisht mes tyre. Tre nga vendasit dhe katër nga futbollistët miq dolën me karton të kuq, ndërsa nuk munguan as lojtarët e stolit.
Përleshje edhe në tribuna, teksa dhuna ka shfaqur edhe sende të forta në fushë. Në fund vendasit sigurojnë tri pikë, teksa pamjet e përleshjeve po bëjnë xhiron e medieve.