Edon Zhegrova ka shënuar golin e tetë me fanellën e Lille këtë sezon në Ligue I të Francës. Talenti i Kosovës ka mahnitur të pranishmit në stadium, duke shënuar nga 30 metra për të shtangur portierin.
Për javën e 20-të të kampionatit, Zhegrova "vulosi" tri pikët dhe në minutën e 40-të shënoi golin e katërt të ndeshjes kundër Clermont. Vendasit nuk e vendosën në diskutim suksesin, teksa shënuan katër herë në pjesën e parë.
24-vjeçari Zhegrova ka treguar se ka potencial për të ardhmen, me Lille që në janar refuzoi disa oferta për të. Sulmuesi anësor nuk e ka fshehur se dëshiron të luajë për Barcelonën në të ardhmen.