SOFIE, Bullgari - CSKA e Sofies fitoi 3-1 kundër Septemvri Sofia për raundin e tetë të kampionatit. Në këtë duel mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova shënoi një supergol që bëri xhiron e medieve evropiane.
Në minutën e dhjetë, Dellova mori një pasim në mbrojtje dhe pritej që të niste aksionin, por ai pa daljen nga porta të portierit kundërshtar Georgiev dhe pa u menduar dy herë goditi nga 60 metra largësi. Sfera përfundoi në rrjetë dhe të pranishmit ishin dëshmitarë të një goli që nuk shënohet shpesh në këto nivele.
Paçka se miqtë barazuan në minutën e 84 me Fourrier, CSKA gjeti edhe dy gola të tjerë në shtesën e ndeshjes me Panayotov dhe Brahimi për të marrë tri pikë.
Komente
