Maroku do jetë pjesë e Kupës së Botës, me eventin e Katarit që nis në 20 nëntor. Kombëtarja afrikane fitoi dje 3-0 me Gjeorgjinë një test miqësor, me sulmuesin e Chelsea, Hakim Ziyech që shënoi gol nga 60 metra.
Në minutën e 29 të ndeshjes, sulmuesi përfitoi nga një top i larguar jo mirë nga kundërshtarët, teksa nuk ngurroi të provonte nga 60 metra duke parë edhe portierin që kishte dalë nga zona e tij.
Fantastik Ziyech me realizimin, duke "kërcënuar" kundërshtarët e Kupës së Botës. Në grupin F të Botërorit, Maroku ka kundërshtar Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë.
Komento