Atletico Mineiro fitoi 0-1 kundër Cruzeiro për javën e nëntë në elitën e futbollit në Brazil. Goli me vlerën e tri pikëve u shënua nga Hulk në të 26 minutë. Sulmuesi që ka një potencë të frikshme në goditje shënoi nga më shumë se 35 metra, duke shtangur portierin Rafael Cabral.
Video e golit ka bërë shëtitjen në medie, me fansat që vlerësuan Hulk-un. Ish-sulmuesi i Portos apo Zenitit njihet për gola të tillë. 36-vjeçari prej 2021 është ritkhyer në Brazil, aty ku deri më tani ka shënuar më shumë se 60 gola. Me këtë tri pikësh Atletico shkon në vendin e dytë me 17 pikë, katër më pak se Botafogo.