Agon Elezi (d)

VIDEO/ Gol shqiptar në Kroaci, ish-lojtari i Skënderbeut gjen rrjetën

22 Tetor 2022, 18:31| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 18:34

  • Share

Varazdin po fiton 3-1 me Osijek për javën e 14 në elitën e Kroacisë. Te vendasit golin e dytë e shënoi Agon Elezi, mesfushori 21 vjeçar. Djaloshi ndoqi bukur një goditje dënimi për të shtyrë topin në portën e boshatisur. Në minutën e 35 ish-lojtari i Skënderbeut mbylli llogaritë e sfidës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Osijek me Kleinheistler në minutën e 18, për t'u përmbysur më pas nga Posavec, Elezi dhe Teklic. Ky është goli i tretë për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut këtë sezon me Varazdin. Me kontratë deri në 2024, Elezi u bashkua me kroatët verën e 2020 dhe e ka sezonin e tretë që luan titullar në mesin e fushës. Mbrojtësi tjetër shqiptar Jorgo Pëllumbi është në stol për Varazdin.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?