Festa e Et'hemit dhe Rrocës

VIDEO/ Gola 'të gatuar' nga shqiptarët, Et'hemi dhe Rroca shkëlqejnë në Turqi

5 Shkurt 2023, 17:18
  • Share

Istanbluspor fitoi 2-1 me Alanyaspor për javën e 23 në Superligën e Turqisë. Skuadra nga Stambolli iu fal shqiptarëve në këtë përballje, teksa merr tri pikë me vlerë në garë për mbijetesën në elitën e futbollit turk.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa në të dytën u shënuan tre të tillë. Minuta e 67 ishte vendimtare për Valon Et'hemin, që pas asistit të Rrocës kaloi topin mbi portierin mik me një parabol të bukur. Vetëm katër minuta më pas, Alanyaspor barazoi me Cavaliero.

Duhej e 77 minutë kur shqiptari tjetër Loshaj "do gatuante" për Gultekin, me këtë të fundit që nuk do gabonte para portës. Me këtë tri pikësh Istanbulspor mban vendin e parafundit në klasifikim, teksa është vetëm një pikë nga zona e shpëtimit.

Edhe njëherë shqiptarët kanë treguar se janë deçizive te ekipi nga Stambolli, duke dhënë kontributin e tyre për fitoren. Kujtojmë se Eduart Rroca mban në krah edhe shiritin e kapitenit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?