Cristian Shpendi

VIDEO/ Goli i katërt radhazi, sulmuesi i Kombëtares shkëlqen në Itali dhe 'ndjek' vëllanë

1 Tetor 2023, 18:18| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 18:19

  • Share

Cesena fitoi 5-2 kundër Riminit në raundin e gjashtë për grupin B në Serinë C të futbollit në Itali. Një nga golat për vendasit e shënoi Cristian Shpendi, sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Djaloshi 20-vjeçar gjen golin e pestë këtë sezon, ndërsa shënon për ndeshjen e katërt radhazi. Pas dopietës së javës së shkuar, Shpendi tanimë vijon të gjejë rrugën e rrjetës.

Me këto cilësi të treguara, Kristiani është në rrugën e të vëllait binjak, Stivenit, që këtë verë la Cesenën dhe u bashkua me Empolin në Serinë A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?