Giacomo Vrioni ka shënuar golin e parë sezonal me New England Revolution. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur rrjetën në barazimin 1-1 në Costa Rica kundër Alajuelense, për Champions Cup. Paçka barazimit, Vrioni dhe të tijtë kalojnë në çerekfinalen e turneut edhe pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë.
Të ndodhur në disavantazh, Vrioni vendosi ekuilibrat në minutën e 81. Pasimi i bukur nga Bajraktarevic u shfrytëzua nga Vrioni, që pas një lëvizje fantastike në zonë e ndali sferën në trekëndëshin e Moreiras.
Dëmtimi ka bërë që 24-vjeçari kuqezi mos marrë shumë minuta këtë sezon, teksa duket se ka lënë pas gjithçka dhe është gati për trajnerin Porter.