Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi ka shënuar golin e shtatë me Cesenan në Serie B. Për raundin e 12-të të sezonit, Cesena kaloi në avantazh kundër Sudtirol në minutën e 52-të të ndeshjes dhe për këtë u kujdes Shpendi.
21-vjeçari e dërgon shifrën e golave në nëntë këtë sezon, duke futur këtu edhe Kupën e Italisë. Me kontratë deri në verën e 2026, Cristiani është vëllai binjak i Stivenit që është në pronësinë e Empolit.
Pritet që vera e 2025 të jetë e nxehtë për binjakun që luan me Cesenan pasi shumë klube "big" janë gati për të ofruar shumën e 4 mln eurove që vlen kartoni i tij.
Komento