Goli i Hoxhës

VIDEO/ Goli i vitit shënohet nga një shqiptar, Hoxha magjeps Kroacinë

23 Tetor 2022, 20:09| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 20:11

  • Share

Slaven Belupo fitoi 2-1 me Rijeka për raundin e 14 në elitën e Kroacisë. Golin e parë për vendasit, atë që i hapi rrugën suksesit e shënoi shqiptari Arbër Hoxha. Ish-lojtari i Ballkanit në Kosovë do shënonte nga afro 30 metra në minutën e fundit të pjesës së parë.

Një pasim i Krstanovic bëri që Hoxha mos mendohej dy herë, duke goditur nga distanca e largët me topin që mori një trajektore të veçantë, duke befasuar portierin Labrovic. 24 vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon, duke shënuar golin e pestë në Kroaci. Sulmuesi anësor ka zhvilluar edhe tre ndeshje me Kosovën A.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?