Dominique Metzger duke raportuar 'live'

KATAR 2022/ Grabitet gazetarja gjatë raportimit në Katar për Kupën e Botës, tifozët i vodhën portofolin dhe çelësat e dhomës së hotelit - VIDEO

21 Nëntor 2022, 13:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 17:25

  • Share

Një gazetare është grabitur teksa raportonte ‘live’ në Katar për Kupën e Botës. Ajo ishte në zonën ‘Corniche’ të Dohas për përballjen e parë Ecuador-Katar kur iu vodhën sendet.

Dominique Metzger tregoi për “Todo Noticias” se i hapën cantën kur ishte në mes të turmës dhe nuk e kuptoi se si ndodhi.

“Kisha vetëm çantën time të vogël me të gjitha gjërat që duhen, portofolin, çelësat e dhomës së hotelit, disa peceta”, tha Metzger. Megjithatë policia i premtoi identifikimin e autorit dhe gazetarja tregon se u surprizua nga reagimi. Ata i kishin thënë se mund të zgjidhte vetë për dënimin që do t’i jepte grabitësit.

Në një përpjekje për të goditur krimin, Katari ka instaluar mijëra kamera rreth stadiumeve të sapondërtuara, si dhe 15,000 kamera me rezolucion të lartë brenda çdo stadiumi, të ndihmuara nga teknologjia e njohjes së fytyrës.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?