Ishte shqiptarja Dua Lipa që hapi mbrëmjen e madhe të çmimeve “Grammy 2024” këtë të dielë në Los Angeles me këngën ‘Training Season’. E veshur me lëkurë të zezë dhe me një performancë energjike në një palestër ‘kafaz’ të improvizuar, artistja e shoqëruar nga një trup baleti dhuroi spektakël.
Ndonëse nuk u konkluduan në fitore, këngëtarja ishte e nominuar dhe në dy kategori me kolononën zanore të “Barbie” “Dance the night”, “Për këngën e vitit” dhe “këngën më të mirë të shkruar për medien vizuale”, çmime që iu dhanë Billie Eilish dhe Finneas.
Ylli i popit e nisi Grammy Awards 2024 me një interpretim mix të këngës "Training Season" dhe "Houdini". Kështu Dua e hapi performamncën duke kënduar për herë të parë pak nga kënga e "Training Season", që do të publikohet zyrtarisht më 11 shkurt.
Ajo kaloi në tapetin e kuq të Grammys me një fustan të shkëlqyeshëm Courrèges, siç ka pranuar edhe vetë Lipa për fansat e saj në Instagram, ka qenë një “javë e çmendur!! për artisten. Filmi i saj Argylle sapo u shfaq në kinema; ajo është duke krijuar zhurmë për këngën e re që pritet të publikojë "Training Season", si dhe për albumin e saj të tretë apo lidhjen e re.
Dua Lipa opens the 66th Annual #Grammys pic.twitter.com/7OflMoXw0c
— The Hollywood Reporter (@THR) February 5, 2024
Dua Lipa performs "Houdini" at the #GrammyAwards pic.twitter.com/IjEyuebSsE
— The Hollywood Reporter (@THR) February 5, 2024
Lajmi kryesor:
Taylor Swift ‘vjedh’ Grammy 2024, fiton për herë të katërt çmimin për albumin më të mirë të vitit! Surprizë Celine Dion
SI.E./ReportTv.al