VIDEO/ Gramoz Pashko e kishte kuptuar natyrën e vërtetë të Sali Berishës! Fjalimi i bujshëm i 1992

26 Tetor 2023, 14:10| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 14:30

  • Share

I ndjeri Gramoz Pashko ishte një ndër themeluesit më të spikatur të Partisë Demokratike. Duke bashkëdrejtuar qeverinë e parë dhe të vetme të koalicionit PS-PD në vitin 1991, Gramoz Pashko u kthye në figurën eminente të PD-së, por që më pas u largua menjëherë, sapo Sali Berisha u zgjodh President i Republikës. Pashko u mënjanua nga grupi i ri drejtues qeveritar dhe në gusht të vitit 1992 ai u përjashtua nga partia që vetë themeloi.

Pashko kishte kuptuar natyrën e vërtetë të Sali Berishës dhe pikërisht në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, të mbajtur më 13 gusht 1992 Pashko mbajti një fjalim të fuqishëm ku e demaskonte. Prandaj dhe ky i fundit u hakmorr duke e futur në pjesën e “grupit armiqësor”

Ajo çfarë paralajmëroi Gramoz Pashko 31 vite më pas rezultuan të vërteta sot dhe Berisha do të përgjigjet para ligjit e drejtësisë pasi SPAK e akuzon për korrupsion pasiv duke vendosur në dispozicion të qeverisë dhe ndryshuar ligje për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Debati në video 

Gramoz Pashko: Zoti Sali Berisha kisha dy fjalë ndaj jush për mënyrën si folët. Ti ke filluar të mendosh se ti je e vërteta. Ke filluar të mendosh se je personifikimi I demokracisë. Mendon se ti je drejtësia.

Të pranishmit në sallë: Ai është!

Gramoz Pashko: Ti mendon se je ylli që ndrit!

Të pranishmit në sallë: Ai është! Ai është!

Gramoz Pashko: Ti mendon se je perëndia

Të pranishmit në sallë: Ai është! Ai është!

Gramoz Pashko: Ti mendon se mund të bësh ç’të duash.

Të pranishmit në sallë thërrasin emrin: Sali Berisha, Sali Berisha

Gramoz Pashko: Por po ia them publikisht se ai e di fare mirë se këto nuk janë shenja të mira. Këto të krijojnë kompleksin e madhështisë dhe kompleksin e persekucionit.  Zotërinj mos harroni se politika nuk është me ditë e muaj, por ajo vazhdon me vite. Në rast se sa kam thënë më lart nuk janë të vërteta do i përgjigjem unë gjyqit, dhe atij tuajit dhe të kohës. Në rast se janë të vërteta një ditë do të përgjigjeni ju, jo vetëm para perëndisë por dhe para ligjit.   

Gjatë fjalimit ndër të tjera Gramoz Pashko i tha Berishës se do e ndiqte pas 'si hija e Bankos pas Makbethit'

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 26/10/2023 14:58

    Une edhe besoj shume te tjere e kane kuptuar edhe para te ndjerit Pashko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?