Bota

VIDEO/ Gruaja në SHBA i vë flakën shtëpisë me një person brenda dhe ulet në karrige duke parë skenën

5 Maj 2021, 20:59| Përditesimi: 5 Maj 2021, 21:09

  • Share

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Maryland, SHBA,  ku një grua, e akuzuar për tentativë vrasje, dyshohet se i vuri flakën shtëpisë së saj, ndërsa një grua tjetër ishte brenda dhe më pas u ul në një karrige jashtë, duke parë ndërtesën duke u djegur.

"Daily Mail" ka publikuar një video ku Gail Metwally, 47 vjeç është duke parë shtëpinë e përfshirë nga flakët.

E veshur me një bluzë të bardhë dhe me një kapele në kokë, ajo qëndron e ulur në karrige dhe në duar mban një libër. Video u xhirua me telefon nga një person aty pranë. Ai dëshmoi se e pa gruan të ndizte zjarrin në pjesë të ndryshme të shtëpisë, para se të ulej e qetë në karrige.

Ndërsa shtëpia po digjej, ai shtoi po ashtu se nga dritarja e bodrumit u dëgjua duke bërtitur për ndihëm një grua, e paidentifikuar, e cila u ndihmua nga disa kalimtarë, që e nxorën atë të sigurt nga dritarja. Motivet se përse 47-vjeçarja i vuri flakën shtëpisë janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet paraprakisht se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1620241760_page.jpg

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?