Sport

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në 'armiqësoren' Betis - Como, sfida mbyllet me dy kartona të kuq

7 Gusht, 09:26| Përditesimi: 7 Gusht, 14:04

  • Share

SPANJË, Cadiz - Spanjollët e Betis u mposhtën 2-3 nga italianët e Comos në miqësoren që nuk rezultoi si e tillë. Në stadiumin e Cadiz, fundi i pjesës së parë solli një përleshje masive mes futbollistëve, me arbitrin që akordoi dy kartona të kuq.

Gjithçka nisi pas shuplakës që Fornals i Betis i dha Perrones së Comos. Kaq u desh që në fushë situata të ishte e ndezur për shumë minuta. Edhe trajneri i Betis, Pellegrini, iu drejtua kolegut Fabregas në stol për egërsinë e Cutrones.

Tensionet u rritën edhe për shkak të ndërhyrjeve shumë të ashpra të lojtarëve të Comos në fushën e lojës, të cilat prodhuan skena të pahijshme, si shuplaka, grushta dhe një përleshje.

Me futjen në dhomat e zhveshjes gjithçka u qetësua dhe pjesa e dytë u luajt pa probleme. Në fund ishte Como e Fabregas që fitoi 2-3 me golat e Diao, Da Cunha dhe Azon në shtesën e ndeshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?