Zenit dhe Spartak Moskë luajtën sot për raundin e gjashtë në Kupën e Rusisë. Në fundin e duelit, me sfidën që po mbyllej 0-0 ka pasur një përleshje masive në fushë. Lojtarët titullarë, ata rezervë dhe stafet respektive kanë prodhuar një dhunë të pashembullt teksa nuk kanë munguar grushtat dhe shkelmat.
Pamjet po komentohen për brutalitetin e treguar dhe mungesën e fair-play në fushën e lojës. Me ndeshjen që iu drejtua shtesës dhe me lojën e ndalur, disa nga lojtarët kanë përdorur shkelmat dhe grushtat, teksa pas ftohjes së gjakrave arbitri Moskalev akordoi gjashtë kartona të kuq, nga tre për çdo skuadër. Pas 30 minutave shtesë dhe gjuajtjes së penalltive, Zenit kaloi më tej. Kujtojmë se për shkak të agresionit rus në Ukrainë, FIFA dhe UEFA kanë bllokuar ekipet ruse në kompeticionet evropiane dhe botërore.