Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig në fazën e 1/8 në Champions League, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, teksa vetëm ai dhe Messi kanë shënuar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Haaland shënoi në minutat 22, 24, 45+2, 53 dhe 57. Veç tij, te City shënuan edhe Gundogan dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Tanimë në moshën 22-vjeçare, Haaland ka shënuar 33 gola në Champions League, duke lënë pas emra si Eto'o, Griezmann, Kaka dhe Rooney (31).
Lajmi kryesor:
Champions League/ Interi 'lidh dragonjtë' e Portos, zikaltërit në çerekfinale! Man. City 'tërmet 7 ballësh', Haaland shënon 5 gola dhe hyn në histori (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al