Në "City Ground" Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. "Qytetarët" tanimë janë në ndjekje të kryesuesve të Arsenalit dhe kanë një ndeshje më pak, teksa pretendojnë të mbajnë fronin e kampionit në Premier League. Ndeshja u zhbllokua nga Gvardiol në minutën e 32, me kroatin që shënoi me kokë pas një krosimi të De Bruyne nga këndorja. Sërish De Bruyne pasoi për Haaland në minutën e 71, me sulmuesin që rikthehet te goli dhe "vulosi" tri pikët. Man. City mban vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenali që prin tabelën.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenal fiton 2-3 derbin kundër Tottenham, Man. Cityt mposht 0-2 Nottinghamin dhe i bën presion "Topçinjve" të Londrës
S.Dh/ReportTv.al