Lewis Hamilton me Ferrarin

Sport

VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë

22 Janar, 17:42| Përditesimi: 22 Janar, 17:43

  • Share

Kjo e mërkurë ka qenë ditë historike për Lewis Hamilton, pasi piloti ka bërë 30 xhiro me një makinë Ferrari të serisë SF-75. Këto çaste nuk janë humbur as nga tifozët, të cilët ishin prezent në Fiorano për të ndjekur shtatë herë kampionin e botës në aksion.

Hamilton do jetë pjesë e "Kokëkuqes" për sezonin e ri dhe po mëson të gjitha veçantitë e makinës që do e shoqërojë. E rëndësishme kjo datë për britanikun, pasi edhe familja e tij ishte prezente.

Ai ngau makinën F1-75 me të cilën Carlos Sainz mori fitoren e parë në Silverstone në vitin 2022 dhe do të ketë ditë të tjera prove për t’u mësuar me makinën e re të Ferrarit.

Makina e re do të bëjë debutimin e saj zyrtar në Melburn në mes të marsit, kur në kalendar është Çmimi i Madh i Australisë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?