Kronikë

VIDEO/ Hapet në javën e 3-të të prillit, si duket spitali i Fierit në ditën e 72-të të punimeve

26 Mars 2021, 21:55| Përditesimi: 26 Mars 2021, 22:02

  • Share

Spitali i Fierit është drejt fundit dhe pritet të hapet në javë e tretë të prillit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket se punimet në ditën e 72-të kanë ecur me ritme të shpejta dhe detajet që kanë mbetur janë në ambientet e brendshme nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është financuar nga qeveria e Turqisë.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore, ku vlerësimi mbi bazën e performancës të secilit do të sjellë një standard të ri të shërbimit për qytetarët. Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

Një ditë më parë ministra e Shëndteësië bëri thirrje për aplikime për t'u punësuar ën ëktë spital, ndërsa tha se do të vlerësohen nga një komison ad-hoc

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Komento

Komente

  • Populli: 26/03/2021 22:41

    Nje termet si ai i 26 Nentorit 2019 do tja cirrte masken ketij ndertimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?