Goteborg, Suedi - Etrit Berisha ka shkëlqyer mbrëmjen e të enjtes në Europa League, duke pritur dhe shënuar një penallti për t'i dhënë suedezëve të Hacken biletën për në turin e tretë kualifikues të Europa League. Jashtë Anderlechti i trajnerit Besnik Hasi.
Ndeshja e cila u zhvillua në Suedi, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Hacken në kohën e rregullt, duke barazuar shifrat e përgjithshme pas dy takimeve (2-2). Shtesat nuk prodhuan gola dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku Berisha shkëlqeu në momentin më të rëndësishëm.
Berisha priti penalltinë e katërt të belgëve dhe mori përgjegjësinë e madhe për të gjuajtur vetë penalltinë e fundit, duke e shënuar me qetësi dhe duke çuar skuadrën e tij në raundin tjetër të Europa League.
Ky është një tjetër sukses personal për portierin shqiptar, i cili vetëm pak javë më parë i dhuroi ekipit edhe Kupën e Suedisë me një tjetër penallti të shënuar dhe tani konfirmon statusin e tij si lider i padiskutueshëm te Hacken.
Penalltia e pritur (VIDEO)
Penalltia e shënuar (VIDEO)
Komente
