Momenti i autogolit dhe portieri Aynsley Pears

Sport

VIDEO/ Hije trukimi në Angli, portieri shënon autogolin e çuditshëm para 21 mijë tifozëve

21 Prill 2024, 22:22| Përditesimi: 21 Prill 2024, 22:23

  • Share

Blackburn dhe Sheffield Wednesday u takuan në raundin e 44-t në Championshipin anglez në 'Ewood Park' para rreth 21.000 tifozëve, ndërsa miqtë fituan në shifrat 1-3. Goli i tretë i Sheffield në fakt ishte një autogol i çuditshëm nga portieri vendas, që tashmë është bërë objekt dyshimi në Angli dhe më gjerë.

Aynsley Pears mori një pasim nga një prej shokëve të skuadrës dhe pasi dështoi ta stoponte topin, më pas nuk mundi as ta zotëronte apo largonte atë duke e dërguar në portën e tij.

Një gafë që i kushtoi Blackburn duke qenë se në atë moment rezultati shkoi 1-3 në favor të kundërshtarëve duke i hequr kështu shokëve të skuadrës çdo mundësi për të barazuar ndeshjen. Pas kësaj disfate, Blackburn përfshihet në garën e mbijetesesës dhe rrezikon që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Parë.

Veç humbjes, mediet në Angli flasin edhe për hije trukimi gjatë këtij momenti, teksa ende nuk është konfirmuar asgjë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?