Kylian Mbappe dhe Marcus Thuram

Sport

VIDEO/ Humbi finalen e Champions League, Mbappe tallet me Thuram në grumbullimin me Francën

4 Qershor, 10:41| Përditesimi: 4 Qershor, 10:52

  • Share

Interi u mposht 5-0 nga PSG-ja në finalen e Champions League, një humbje turpëruese për zikaltërit që solli edhe largimin e trajnerit Simone Inzaghi. Rezultati ka bërë që sfida mos kishte shumë histori, por jehona e rezultatit të dëgjohet sërish.

Ka qenë Kylian Mbappe, që në grumbullimin me Francën ka vendosur në lojë Marcus Thuram, sulmuesin e Interit. Në momentin kur trajneri Didier Deschamps ka përgëzuar pesë lojtarët e tij që fituan Championsin me PSG-në, gjithë grupi nisi duartrokitjet, mes tyre edhe Thuram.

Në këtë moment Mbappe i thotë diçka Ousmane Dembele dhe aty nis e qeshura, me portretin e Thuram që tregon gjithçka. Veç sulmuesit, pjesë e Francës është edhe Pavard.

Ndërkohë nga PSG trajneri Deschamps ka grumbulluar Lucas Hernandez, Zaire-Emery, Barcola dhe Doue.

Franca luan të enjten në orën 21:00 kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Nation League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?