Florian Marku në dueli me Kongo

VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj

18 Prill, 17:59| Përditesimi: 18 Prill, 18:02

  • Share

Florian Marku kërkon një ndeshje kthimi kundër Chris Kongo, rivalit që i shkaktoi boksierit shqiptar humbjen e parë në boksin profesionist. Mbrëmjen e 31 marsit 2024 në "O2 Arena" të Londrës Kongo fitoi 3-0 me pikë kundër lushnjarit, duke i shkaktuar humbje në ring.

Në një reagim të fundit në kanalet e komunikimit, Florian Marku tregon se rivali ishte i papërshtatshëm për shkak se "përqafonte" shumë në ring dhe i prishi lojën, teksa kërkon një ndeshje kthimi me të, gjë që Marku thotë se janë duke punuar, dukshëm për "hakmarrje".

"Ndeshja nuk vajti siç doja, por stërvitja vazhdon dhe qëllimi është i njëjti, me kokën poshtë dhe shumë stërvitje unë kam për t’ia arritur qëllimit tim, sido që të shkojë puna, me ndihmën e Zotit. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, përqafonte shumë dhe më prishi komplet lojën. Por në atë ndeshje nuk kam unë siç duhej të isha atë natë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk më pëlqejnë justifikimet. Kështu që më mirë justifikimet t'i mbaj për veten deri në momentin që unë do të ndeshem përsëri me të njëjtin kundërshtar dhe të marr fitoren mbrapsht. Jemi duke punuar për ndeshjen e kthimit në Londër me të njëjtin kundërshtar", tha Marku.

Florian Marku në 15 ndeshje ka siguruar 13 fitore (8 me KO), një barazim dhe një humbje, ajo e 31 marsit në Londër kundër Kongos. Kështu, veç humbjes së parë në karrierë, Marku humbi edhe mundësinë për titullin IBO në peshën deri 67 kg.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Theth: 18/04/2024 21:06

    Ma mir mos luj ma mylle karrieren nuk je per boks nuk bokson me shpirt e me gjak,shikjo vllaznit Lezhian Bakaj ne YouTube Amarildo qe lufton me shpirt e zemer dhe masakron zezakun e hjedh nokaut jasht ringtone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?