Një muaj pasi humbi me Oleksandr Usyk në duelin për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, boksieri Tyson Fury u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij pasi ishte nën efektin e alkoolit.
“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morecambe (Britani) dhe u përcoll nga vendi prej rojeve të sigurisë. Nuk kishte asnjë problem përveçse boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe më pas, pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.
Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij i cili ka sqaruar situatën. “Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.