Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini është bërë tema kryesore në futbollin italian pasi u filmua duke hedhur një sanduiç nga makina e tij në drejtim të një grupi tifozësh të Milanit që po e ofendonin.
Incidenti me sa duket ndodhi pas humbjes së Atalantës 2-0 në San Siro kundër kuqezinjve, e vulosur nga një autogol i Juan Musso dhe goli Junior Messias. Në kthimin e tij për në shtëpi, Gasperinit iu kryqëzuan rrugët me një grup tifozësh të Milanit, të cilët hodhën ofendime në drejtim të tij.
Video nuk tregon se çfarë e zemëroi trajnerin, por Gasperini duket duke hedhur diçka në drejtim të tyre.