Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është një ndër ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi, Dua ka qenë e ftuar në Jimmy Kimmel Live. Një rrjet po qarkullon një moment shumë interesant mes këngëtares shqiptare dhe moderatorit Jimmy Kimmel, i cili ka folur shqip.
Jimmy Kimmel ka lexuar disa shprehje frazeologjike në shqip dhe i ka kërkuar Dua që t’i shpjegojë kuptimin e tyre.
Padyshim që ylli i popit e kaloi me sukses këtë sfidë, duke treguar se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe, ndonëse ka emigruar nga Kosova që kur ishte e vogël.
Shprehjet si “i ka bërë rrush e kumbulla”, “hyp se të vrava, zdryp se të vrava”, “ka një dërrasë mangut’, Jimmy Kimmel i ka thënë në gjuhën shqipe që e ka surprziuar jo pak bukuroshen shqiptare.