Sokol Cikalleshi

VIDEO/ I ftohtë akull, Sokol Cikalleshi shënon me 'panenka' në minutën e 97-të

5 Nëntor 2023, 16:34| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 16:36

  • Share

Konyaspor dhe Karagumruk barazuan 1-1 për raundin e 11-të në Superligën e Turqisë. Të dyja skuadat ndanë nga një pikë, teksa për vendasit deçiziv ishte Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares nuk gaboi nga penalltia dhe në minutën 90+7 barazoi ndeshjen në limite, duke i dhënë një pikë të tijve në shtëpi. 'Panenka' dhe një qetësi e admirueshme nga sulmuesi kavajas në sekondat e fundit të sfidës.

Ky ishte goli i tretë për 33-vjeçarin, që është një pikë e fortë për turqit, të cilët e rikthyen nga huazimi në Arabinë Saudite me Al Khalej. Kësisoj Cika shkon në kuotën e tre golave këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe një pasim final për gol në tetë ndeshjet e aktivizuara.

Karagumruk shënoi në minutën e 46 të pjesës së dytë, me Cikalleshin që edhe njëherë ishte deçiziv për të tijtë. Forma e mirë e Cikalleshit vjen në prag të dy ndeshjeve që Kombëtarja luan këtë muaj për Euro 2024, më 17 nëntor kundër Moldavisë në transfertë dhe tre ditë më vonë në Tiranë kundër Ishujve Faroe.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?