Dita e djeshme ka qenë e mbushur me tension e nervozizëm për kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, iu desh të përballonte ofendimet e simpatizantëve të të djathtës dhe akuzat për tradhti nga 'babi' i tij politik, të cilin e 'vrau'.
Gjithçka tregohej qartë në fytyrën e Bashës ditën e djeshme në Kuvend, e duket se tensioni ishte aq i lartë, sa ai nuk ngurroi t'ja 'zbrazte' Luljeta Bozos, e cila drejtonte seancën si deputetja më e vjetër në Kuvend.
Replikat nisën pasi kryeministri Edi Rama u ngrit të mblidhte fletët e grisura të votimit nga opozita për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
I irrituar, Basha kërkon që të vijojë votimi dhe njëzëri ndiqet edhe nga deputetë të tjerë të PD, duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit. Bozo kërkon qetësi, ndërsa Basha i përgjigjet duke i thënë 'pusho zonjë'.
Replikat:
Basha: Çfarë pastroni ju mo, plehrat Shqipërisë
Bozo: Ju lutem mbani qetësi, ç'është kjo kështu?
Basha: Pusho zonjë
Bozo: Mua mos më thoni pushoi zonjë, ju lutem mbani qetësi
Lindita Nikolla u zgjodh dje Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë me 79 vota dhe 4 kundër, ndërsa deputetët e PD bojkotuan votimin, duke grisur fletët e votimit.
Ndryshe nga PD kanë vepruar dy aleatët e demokratëve në zgjedhje, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule, kanë hedhur votën në kutinë e votimit. 4 deputetët e LSI kanë votuar kundër emrit të Nikollës.