Gjyqtari polak Szymon Marciniak është vendosur sërish në qendër të vëmendjes, kjo pas eliminimit të Atletico Madridit nga Champions League. Ishte Real Madrid që kaloi në çerekfinale, kjo pas serisë së 11 metërshave pasi 210 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2.
Julian Alvarez, sulmuesi i Atletico Madrid shënoi nga penalltia, por VAR u fut në aksion dhe me ndërhyrjen e tyre arbitri polak e anuloi golin me pretendimin se argjentinasi kishte bërë prekje të dyfishtë në momentin e goditjes.
Aquí una mejor toma del polémico penal de Julián Álvarez.
— Antonio de Valdés (@adevaldes) March 13, 2025
Toca el balón dos veces??
pic.twitter.com/VAyoETd9lV
Nëse kthehemi pas në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, Lionel Messi bëri të njëjtën gjë nga 11 metërshi gjatë lojës së rregullt dhe si për ironi të fatit sërish arbitër ishte Szymon Marciniak.
Në episodin e Katarit, VAR duket se nuk ishte aq i vëmendshëm dhe Messi e ka emrin në listën e goleadorëve, ndërsa në Champions League u përdor një tjetër standard.
Tifozët në rrjet nuk falin dhe komentet janë të shumta dhe të ndryshme, me faktin e vetëm që askush nuk e zhbën eliminimin e Atl. Madrid nga Champions League.
Szymon Marciniak, el árbitro del derbi no anuló este penalti de Messi en la final del Mundial de 2022. La norma cuándo interesa me imagino.pic.twitter.com/GBmW66SdF2
— Álvaro Villacañas (@alvarovt_8) March 12, 2025
Komente
