Kanë kaluar tre ditë qëkur tërmeti i fuqishëm goditi Izmirin dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me intënsitet të plotë. Sipas të dhënave të fundit shkon në 85 numri i viktimave pasi ekipet nxorën nga rrënojat më shumë trupa brenda natës mes ndërtesave të shembura .
Më shumë se një mijë njerëz janë plagosur, ndërsa në ishullin Samos tërmeti shkaktoi 2 viktima dhe plagosi të paktën 19 njerëz të tjerë.
Mëngjesin e ditës së sotme u bënë virale edhe pamjet që një i ri kishte filmuar nën rrënoja teksa priste ekipet e kërkim shpëtimit ta shpëtojnë atë, duke treguar edhe njëherë vuajtjjet me të cilat po përballen të gjithë në këtë kohë.
Lajmi kryesor:
Tërmeti në Izmir, arrin në 92 numri i viktimave
//ReportTv.al