Mauro Icardi

VIDEO/ Icardi harron ndarjen nga Wanda, gol dhe asist nga sulmuesi argjentinas

23 Tetor 2022, 21:14| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 21:17

  • Share

Galatasaray barazoi sot 2-2 me Alanyaspor për javën e 11 në Superligën e Turqisë. Për vendasit shkëlqeu Mauro Icardi me një gol dhe një asist. Në minutën e 11, argjentiasi shërbeu për Mertens që nuk e pati të vështirë të shënonte. Në të 22 minutë Mauro do e dërgonte topin vetë në rrjetë pas pasimit final nga Oliveira.

Vetëm dy minuta më vonë argjentinasi do shënonte sërish, me VAR që i anulloi golin. Edhe pse me dy gola epërsi, Galatasaray nuk mundi të merrte tri pikë pasi u barazua në pjesën e dytë. Titullar për Galatasaray ishte edhe Rashica, që u ndëshkua me karton të verdhë. Veç barazimit dhe rrëshqitjes së tri pikëve, vendasit u ndëshkuan dy herë edhe me karton të kuq. Kujtojmë se Icardi po kalon një situatë të trazuar sentimentale, pas ndarjes nga Wanda Nara.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?