Idriz Batha është rikthyer te goli me UTA Arad. Skuadra rumune fitoi 2-1 në miqësoren e sotme kundër serbëve të Vojvodinës, me gjirokastritin që ka tundur rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Do duhej minuta e 63 e ndeshjes, atëherë kur Batha do shënonte golin e qetësisë te UTA për ta dërguar rezultatin në 2-0.
Goli i Topic te Vojvodina shërbeu në fund sa për statistika në fund, për rezultatin 2-1. Veç Bathës, te UTA në formacion ishte edhe Erion Hoxhalari. Ish-lojtarët e Tiranës janë pjesë e rëndësishme e rumunëve, me shqiptarët që kanë gjetur edhe golat në momente të ndryshme.