VIDEO/ Ilir Meta takon babanë e Fredi Belerit: Himara do ia tregojë regjimit vendin edhe nga burgu! Të hënën do kërkoj të vizitoj të rrëmbyerin politik

30 Mars, 18:53| Përditesimi: 30 Mars, 22:14

  • Share

Një ditë pasi Këshilli i Bashkisë së Himarës ka komanduar drejtuesin e ri, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar në Himarë me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit kryebashkiakun e zgjedhur te Himarës nga listat e koalicionit Bashkë Fitojmë, që ndodhet në burg për blerje votash. Teksa ka publikuar një video Meta ka hedhur akuza duke e kosideruar arrestimin e tij politik.

Meta shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik. 

"Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia. Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues", thotë Meta.

Ora 19:14
Këshilltari i PL votoi kryebashkiaken e re, Meta e 'zhyt' në det: S’ka kënaqësi më të madhe se të lindësh në Skrapar e të vdesësh në Himarë (Video)

Një ditë pas votimit mes tensionesh të kryetares së komanduar të bashkisë Blerina Bala Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shfaqet në Himarë në shoqërinë e Timoleo Gërdhuqi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë në Himarë që votoi për Blerina Balën.

Në videon e publikuar në rrjetin e tij Ilir Meta thotë, “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të lindësh në Skrapar e të vdesësh në Himarë”.

 “Në Porto Palermo me Timo Trimin, kryekëshilltarin tonë në Bashkinë e Himarës, ku sot uji ishte më i ftohtë se akulli, por vetëm ne fillim se pastaj s’të iket’, shkruan Meta krahas videos së publikuar.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERJON: 31/03/2024 12:08

    Spak ca pret me me tradhtarin arestojeni e vareni ne mes te himares agjent grek

    Përgjigju
  • Iris: 31/03/2024 01:42

    E po prandaj u rrembyen Beleri dhe pronat e himarioteve qe /te vdese/ ne pleqeri, ne Himare,beu i Cepanit te Skraparit me shoke!

    Përgjigju
  • Meri: 30/03/2024 21:53

    Dëmin shqipëris gjithëmon i,a kan bër armiqtë e brëndshëm.

    Përgjigju
  • Mona: 30/03/2024 21:07

    Ju. Lutem. Mos Na. I. Nxirni. Kete. Fytyr Te. Shemtuar. Se. Na. Turperon Dhe. Kush. Bene. Leksione. Ky Kok. Trekenci. Ky. Hajdut Me. Bllok. Ne. Dore Keta. Maskarrenj. E. Te. Tjer. Idjota. Si. Ky. Na. Felliqen Vendin

    Përgjigju
  • Tahipi: 30/03/2024 20:40

    Te marrt beleri me vete

    Përgjigju
  • Na ruajt zpto: 30/03/2024 20:40

    Nuk iu ndanë këtij vendit tonë hajnat e gjysmanikët

    Përgjigju
  • KOPLIKU: 30/03/2024 19:34

    Qe je kryehajduti I shqiperise dihej boterisht, por qe te jesh eshte trathtar I ndyre I KOMBIT , Po e tregton çdo diten. E shihni o njerez ke kemi pase presilesh e kryeminister leshi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?