Iliria e Fushë-Krujës fitoi 0-2 ndeshjen direkte kundër Luzit të Vogël në shtëpinë e këtyre të fundit dhe pas javës së 17-të në grupin A të Kategorisë së Dytë merr kreun e renditjes.
Ky sukses dhe lënia pas e rivalëve ka bërë që presidenti i Ilirisë, Nazmi Selmani, të akordojë 30 mijë euro për ekipin e tij. Veç saj, në Fushë-Krujë ekipi është pritur me festë të madhe edhe nga tifozët.
Ndërkohë, kur jemi pesë javë nga fundi i sezonit në Kategorinë e Dytë, Iliria me 42 pikë merr kreun duke lënë pas Luzin e Vogël me 41 pikë. Edhe pse disa javë nga fundi, Iliria ka hedhur një hap serioz për ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe fitorja kundër rivalit direkt në udhëtim ka bërë që Selmani të "lëshojë dorën".
Komente
