Video ilustruese/ Trajneri Armand Dama shpjegon si të stërviten fëmijët e moshës 8-14 vjeç në kushte shtëpie

24 Mars 2020, 21:06| Përditesimi: 24 Mars 2020, 21:13

  • Share

Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e vegjël e konkretisht grupmoshën 8-14 vjeç.

Për këtë moshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-15, Armand Dama. Profesor Dama në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të kontrollit të topit në tokë, kontrollit të topit në ajër, koordinimit, etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?