HUNGARI - MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak sa nuk i rrezikoi jetën një prej kameramanëve. Piloti spanjoll Pedro Acosta humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi motori kaloi në një distancë shumë të afërt me një operator kamere në skaj të pistës.
Ngjarja ndodhi në pistën 'Balaton Park', e cila këtë fundjavë mirëpret për herë të parë një garë MotoGP pas më shumë se tri dekadash, që nga viti 1992. Megjithëse janë bërë investime të konsiderueshme për rikonstruksionin dhe rritjen e sigurisë, incidenti i Acostas ka vënë në pah dobësitë në disa segmente të pistës, veçanërisht në një kthesë me shpejtësi të lartë që ka rezultuar problematike për shumë pilotë.
Sipas raportimeve të '7 News', kjo kthesë është bërë tashmë një pikë e nxehtë për debat, pasi gjatë kualifikimeve aty humbën kontrollin disa pilotë, përfshirë edhe Acostan. Në pamjet e publikuara nga MotoGP, shihet se një problem me gomën e përparme bëri që 21-vjeçari spanjoll të humbiste kontrollin, të dilte nga pista dhe të përfundonte në zonën me zhavorr.
Fatmirësisht, piloti arriti të shkëputej nga motori përpara përplasjes. Ndërsa mjeti i tij fluturoi në ajër dhe goditi barrierat, ai kaloi frikshëm pranë një operatori kamere, duke shmangur për pak një incident potencialisht fatal.
Pas këtij momenti të rrezikshëm, janë shtuar thirrjet për një rishikim të menjëhershëm të standardeve të sigurisë në pistën hungareze. MotoGP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të fundjavës së garës.
?️ Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman
— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025
??At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk
Komente
